
Pas disfatës 3-0 të pësuar kundër Austrisë, Kosova do të luajë sonte në orën 20:45 ndeshjen e tretë në grupin B të Ligës së Kombeve kundër Izraelit. Ndeshja në transfertë do të luhet në Hungari, ndërsa ‘dardanët’ konsiderohen lehtësisht favoritë për ta fituar sfidën. Për të besuarit e Franco Foda-s është shumë e rëndësishme të rikthehet te fitoret, pasi objektiv kanë sigurimin e biletës ‘play-off’ për Evropianin.
“Është një lojë mjaft e vështirë. Izraeli ka një ekip të mirë dhe jan mjaft teknik në hapësirat e ngushta. Kemi bërë analizën. Kemi parë pikat e forta dhe shpresoj t’i qasemi ndeshjes në mënyrën më të mirë,”-tha Ilir Krasniqi, futbollist i Kosovës.
