Sony me shumë gjasa do të prezantojë diçka të re në Kongresin Mobil Botëror që mbahet javën e ardhshme në Barcelonë.

Përmes llogarisë Sony Xperia, kompania publikoi një video ngacmuese dhe në titullin e saj shkruhet #SonyMWC.

Gjithashtu thotë se çfarëdo që do të prezantohet, data 26 Shkurt do të jetë momenti kur do të merret vesh.

Cicërimën mund ta shikoni mëposhtë:

Join us. 26.02.2018 #SonyMWC pic.twitter.com/n6IQ82XRVZ

— Sony Xperia (@sonyxperia) February 19, 2018

Por për çfarë bëhet fjalë? Nisur nga elementët e përfshirë në video si qielli, tingulli i njoftimit, feedbacku haptik, mund të kemi të bëjmë me një telefon të ri.

Zakonisht Sony ka prezantuar telefonët Xperia në këtë aktivitet dhe çdo vit sillnin një dizajn të ri. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re