Sopranoja shqiptare Juana Shtrepi e cila ka “pushtuar” skenat e Italisë, ishte e pranishme në studion e “Vizioni i Pasdites” i moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, ku rrëfeu planet e saj për të ardhmen.

Edhe pse 27-vjeçe, Juana ka arritur të magjepsë publikun Italian me zërin e saj melodioz.

E pyetur nga moderatorja Brikena Prifti se cila ka qenë pjesa që i ka mbetur më shumë në mendje, Juana tha se një nga to është roli i Violetës në operën e Verdit “La Traviata”.

Pjesë nga biseda:

Juana Shtrepi: Është kënaqësi e veçantë, është vlerësim, dhe mund i shpërblyer për punën e madhe që të gjithë ne bëjmë. Ndihem e lumtur.

Brikena Prifti: Që në moshën 6-vjeçare ke qënë pjesë e  festivaleve. Ishte kjo ëndrra jote, apo ka ëndrra më të mëdha?

Juana Shtrepi: Patjetër që ëndërroj shumë më tepër, për role të mëdhaja, por kam arritur një pjesë të ëndrrave të mija si fëkjmijë. Arti dhe kënga kanë ardhur te unë në mënyrë natyrale, është karakter i imi.

Brikena Prifti: Të ndalemi te momentet e para të talentit tënd, si e kuptove?

Juana Shtrepi: Do të doja të falenderoja prindërit e mi, sidomos mamin, më ka ndjekur në çdo hap, ishte e para që më dëgoi në festival, prindërit e mi janë artëdashës të mëdhenj. Erdhi natyrshëm ishte dashuri me shikim të parë.

Brikena Prifti: Të duket e çuditshme kur kanë kaluar vite?

Juana Shtrepi: Absolutisht, bëhet fjalë mbi 20 vite përpara.

Brikena Prifti: Ka qenë e vështirë të gjeje hapësirë në Itali?

Juana Shtrepi: Rrugëtimi në Itali ka qenë një rrugëtim i menduar që në lice, falenderoj zyshën time. Një studim i lartë sidomos në një vend ku lirika lind ishte një lëvizje e menduar.

Brikena Prifti: Ka disa momente në fillim që ka paragjykime për ata që vijnë nga një shtet tjetër, je përballur me këtë gjë?

Juana Shtrepi: Patjetër, tek tuk mund të ndihet diçka. Mes Shqipërisë dhe Italisë ka një vëllazëri të madhe, arti është një lidhje e fortë, unë nuk e kam ndier shumë. Ka patur pjesët e veta një schok kulturor, por kaq. Nuk e kam ndier pjesën jo të bukur.

Brikena Prifti: Profesionalisht si e ndien veten?

Juana Shtrepi: Italia është një vend nga të cilët synohet të gjithë artistët lirikë. E ndiej veten mirë, se kam marrë goxha vlerësime. Është një teatër dhe skenë shumë e rëndëishme skena italiane.

Brikena Prifti: Cila ka qenë eksperienca më e bukur?

Juana Shtrepi: Do të veçoja rolin e Violetës në Operën e Verdit La Traviata. Ishte kënaqësi e veçantë dhe nuk e prisja. Do të veçoja dhe një koncert të bukur vjet në San Remo. Do veçoja edhe rolin e Don Anës në qytetin ku studiova Trento.

Brikena Prifti: Cila është pika jote e fortë?

Juana Shtrepi: Një pikë e fortë është Bel-canto, e kam dashur si reportor.

Brikena Prifti: Gjëja për të cilën je më shumë krenare?

Juana Shtrepi: Këtu arti është shumë e rëndësishmë, është pjesë e personaliteti. Familja dhe dashuria që kam për familjen më bën shumë krenare për veten.

Brikena Prifti: Si e përjetove momentin kur vendose të ikësh në Itali?

Juana Shtrepi: Ka patur vështirësitë e veta dhe ajo, unë kam nënën, babain edhe motrën, ishte disi e vështirë. Tani jam mësuar, por herë pas here e mendoj sikur t’i kisha me vete.

Brikena Prifti: Vjen shpesh në Tiranë?

Juana Shtrepi: Këtë vit kam ardhur goxha më shpesh, kam patur fatin që dhe prindërit të më ndjekin.

Brikena Prifti: Sa i takon pjesës artistike të jetës në Tiranë e bën dot një diferencë me Italinë?

Juana Shtrepi: Unë në fakt do të flisja shumë pozitivisht për TOB, kanë ecur me hapa galopantë, po bëjnë punë të madhe.

Brikena Prifti: Ti e ke patur ftesën për të ardhur?

Juana Shtrepi: Unë e kam si synim këtë gjë, kap patur marrdhënie me masterklasin që Ermonela Jaho dha në TOB. Ndaj dhe në tratative dhe në plane të së ardhmes është në  synimet e mia.

Brikena Prifti: Jemi në tratativa, më duket e çuditshme?

Juana Shtrepi: E vetmja gjë që ndodh këtu, është se unë që lëviza në Itali.

Brikena Prifti: I ke shkëputur pak marrdhëniet?

Juana Shtrepi: Po bëhet edhe këtu vlerësimi, e ndiej edhe këtu atë vlerësim sa herë vij.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re