Një ditë pas vendimit të opozitës, për të mos marrë pjesë në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, ka ardhur reagimi i ambasadorit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca.

Ai thotë se, është thelbësore që këshilli politik të vazhdojë punën pasi është në interesin e Shipërisë që të përmbushë sa më shpejt kushtet e KE.

“Thelbësore që Këshilli Politik të rifillojë punën ndër-partiake në Reformën Zgjedhore, edhe në kohë të vështira si COVID-19.

Thelbësore që reforma mbështetet nga të gjithë aktorët politikë, në interesin më të lartë Shqipërisë, në mënyrë që të përmbushë sa më shpejt kushtet e përcaktuara nga Këshilli Europian”, shkruan Soreca.

Essential that Political Council resumes cross-party work on #ElectoralReform, even in difficult #COVID__19 times. Crucial that the reform is backed by all political actors, in the highest interest of, in order to meet as soon as possible the condition set by @EUCouncil

— Luigi Soreca (@LSorecaEU) May 6, 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re