Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka bërë publike rezultatet e Këshillit Europian të mbledhur një ditë më parë në kuadër të solidaritet për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit në vendin tonë.
Në njw postim nw Twitter, Soreca shprehet se Bashkimi Europian qwndron nw solidaritet me Shqipwrinw dhe se mirwpret njoftimin e Komisionit për të ofruar ndihmë humanitare.
“Përfundimet e Këshillit Evropian të 12 dhjetorit 2019: “Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet me Shqipërinë pas tërmetit të fundit. Këshilli Evropian mirëpret njoftimin e Komisionit për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të organizuar një konferencë donatorësh”
European Council conclusions of 12 December 2019:“The European Union stands in solidarity with Albania in light of the recent earthquake.The European Council welcomes the Commission’s announcement to provide humanitarian assistance and to organise a donors’ conference”. 🇪🇺🇦🇱 pic.twitter.com/up0p34v554
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) December 13, 2019
