Pas ambasadores Yuri Kim, edhe përfaqësuesi i BE në vendin tonë Luigi Soreca I bëri apel klasës politike në Shqiperi që të zbatojnë marrëveshjen politike të 5 qershorit për reformen zgjedhore.

 

Mirëpo sipas, kreut të delegacionit të BE në vendin tonë, cdo propozim për ndryshime të tjera në kodin zgjedhor, që shkon përtej marrëveshjes së 5 qershorit, duhet të diskutohet në Këshillin Politik, me frymë bashkëpunimi përpara se të kalojë për votim në Parlament.

 

“Ne përsërisim qëndrimin tonë që marrëveshja e 5 qershorit, e cila ka zbatuar rekomandimet e OSBE/ODHIR mbi reformën zgjedhore, duhet të respektohet. Ne gjithashtu konfirmojmë rëndësinë që çdo propozim për ndryshime të mëtejshme në nenet e kodit zgjedhor shqiptar, të cilat tejkalojnë qëllimin e marrëveshjes së 5 qershorit, të diskutohet si duhet në kuadrin e Këshillit Politik në mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse përpara se të votohet në Parlament.” Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re