Pas deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim, ka ardhur edhe reagimi i ambasadorit të BE në Shqipëri Luigi Soreca.

Ky i fundit ka shpërndarë postimin e ambasadores, duke theksuar rëndësinë e Gjykatës Kushtetuese në procesin e integrimit.

“Është me të vërtetë kritike që KED të përfundojë vlerësimin e shpejtë të kandidatëve për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, duke u bazuar në opinionet e Komisionit të Venecias. Sigurimi i funksionalitetit të plotë të gjykatës është një kusht kryesor për të hapur bisedimet e pranimit në Konferencën e parë Ndërqeveritare me BE-në”, shprehet Soreca.

Më herët ambasadorja Kim u shpreh se KED duhet të mblidhet këtë javë për të përfunduar vlerësimin dhe për ta dërguar listën e kandidatëve në Presidencë dhe Parlament.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re