Ambasadori i Bashkimit Evropian premtoi se javën e ardhshme në Shqipëri do të mbërrijnë të tjera pajisje për t’u përdorur kundër koronavirusit. Përmes një reagimi në “Twitter”, Soreca tha se të gjithë duhet të jenë të bashkuar në këto çaste krize.

“Ne duhet të jemi rezistent dhe të disiplinuar në luftën kundër # COVID__19. Të gjithë duhet të respektojmë rregullat në fuqi për të ndihmuar gjithë komunitetin të dalë nga kriza. Bashkimi Evropian   do të vazhdojë të ofrojë ndihmë thelbësore për Shqipërinë. Dorëzimi tjetër i pajisjeve është planifikuar javën e ardhshme.”

Të hënën kryediplomati dorëzoi 120 mijë dorashka, 2 mijë maska dhe syze mbrojtëse dhe një mijë litra dezinfektues tek Ministria e Shëndetësisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re