Ambasadori i BE Luigi Soreca është shprehur se lufta kundër korrupsionit kërkon vullnet politik të autoriteteve përgjegjëse.

 

Ai ka vënë theksin se është shumë i rëndësishëm sistemi elektronik i deklarimit të pasurisë, pasi është një tregues se Shqipëria e ka marrë seriozisht luftën kundër korrupsionit.

 

“Lufta kundër korrupsionit është e një rëndësie thelbësore për të  gjithë qytetarët e Shqipërisë, por edhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Kostoja ekonomike e korrupsionit është e madhe, por kostot e shoqërisë janë më të mëdha.  Korrupsioni ka ndikim në funksionimin e administratës dhe në shërbimet që ofrohen. Por ka edhe një efekt shkatërrues për ekonominë e vendit. Kjo do të thotë më pak shkolla, më pak spitale më pak punë. Shfarosja e korrupsionit është një përpjekje komplekse. Kryesisht është sfidë për qytetarët dhe institucionet, por jo vetëm. Ne qëndrojmë të bashkuar kundër korrupsionit dhe ndajmë barrën e kësaj lufte.Shqipëria po tregon se luftën kundër korrupsionit, e ka seriozisht. Kjo është e rëndësishme edhe për zhvillimin e vendit. ”

 

Ndërkohë kujtojmë se lufta kundër korrupsionit është një nga prioritetet kyçe për Shqipërinë për të ecur drejt BE.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re