Luigi Soreca, ambasador i BE në vendin tonë e konsideroi marrëveshjen mes forcave politike për administrimin zgjedhore, rezultat I një pune të disa prej janarit të këtij viti.

Teksa e konsideroi akordin të mirë, Soreca shtoi se tani Shqipëria është më pranë Bashkimit Europian, pasi kjo ishte edhe një nga kërkesat e ndërkombëtareve.

‘E kemi pritur këtë marrëveshje. Ka ardhur si një rezultat i një pune që ka filluar në janar. Të mërkurën ne kemi pasur një marrëveshje të mirë, pas disa diskutimeve të mira. Ju e dini që opozita e bashkuar ka kërkuar të shikonte dhe shqyrtonte më tej disa çështje, si depolitizimin e administratës zgjedhore, gjë që është në përputhje me rekomandimet e OSBE. Ne e mbështesim këtë hap të rëndësishëm të arritur. Javën që vjen KE do të propozojë edhe kuadrin negociator. Kështu që tani le të ecim përpara. Me këtë marrëveshje padiskutim që Shqipëria është më afër Bashkimit Europian.

Ndërkohe ambasadori britanik Norman, falenderoi të gjitha palët që sipas tij kishin vullnetin e mirë për kompromis.

“Kjo është një ditë e mirë, pas një jave mjaft të gjatë negociatash. Të gjithë hoqën dorë nga diçka dhe marrëveshja u bë e mundur sepse të gjithë kishin dëshirën të arrinin kompromis. Dhe ky është një mesazh i rëndësishëm për politikën shqiptare. Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm për negociatat, për zgjedhjet në Shqipëri dhe vetë zgjedhësit. Por është vetëm fillimi që do të thotë thelbi do të jetë tek zbatimi. Por nëse kjo frymë kompromisi do të vazhdojë jam besimplotë për të ardhmen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re