Soreca: Në Slloveni u bë e qartë, Ballkani Perëndimor është pjesë e BE

soreca-5-1024x576-1.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, ka reaguar në lidhje me samitin që është duke u mbajtur në Brdo të Sllovenisë.

Sipas Sorecas, nga Brdo erdhi mesazhi i qartë se Ballkani Perëndimor i përket BE-së, pasi ndajnë të njëjtat vlera dhe histori.

Presidentja Von der Leyen e tha në Brdo: “Ne duam të dërgojmë një mesazh shumë të qartë. Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Europian. Ne i duam ata në BE. Jemi një familje europiane. Ne ndajmë të njëjtën histori, vlera dhe jam e bindur se ndajmë të njëjtin fat, gjithashtu”.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë