Nga Gjirokastra Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca gjatë një takimi me në fokus “Bashkitë shqiptare dhe procesi i integrimit në BE”, ka folur për procesin e integrimit të vendit tonë.

Diplomati evropian tha se Shqipëria po bën hapa të mëdha për të hyrë në BE, por sipas tij, për integrimin e saj, luan një rol të rëndësishëm pushteti vendor.

“Kam qenë i lumtur të informoj Kryetarët e Bashkive se si BE po e shton mbështetjen e saj drejt infrastrukturës dhe shërbimeve publike vendore, zhvillimit ekonomik lokal, inovacionit, krijimit të vendeve të punës, mbrojtjes së mjedisit dhe fuqizimit të të rinjve në Shqipëri”, tha më tej Soreca.

Pas këtij takimi, Soreca u ndal në kinemanë e qytetit të gurtë, ku përuroi këtë të fundit pas procesit të dixhitalizimit të saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re