Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, është akuzuar ditën e sotme nga përfaqësuesja e Aleancës për Teatrin se ka bërë takime fshehurazi me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese me qëllim lobimin pro kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt.

Pak çaste më parë ka ardhur edhe reagimi zyrtar i delegacionit të BE-së në Shqipëri ku thuhet se takimi i ambasadorit Lugi Soreca me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese kishte ndodhur por shtuan se akuzat e bëra për lobimin e tij pro Erion Veliajt, nuk janë të vërteta dhe se do të nxjekin rrugë ligjore për ato që i konsiderojnë si shpifje.

Por në një survejim të realizuar nga Fax Web, në profilin e Twitterit të ambasadorit Luigi Soreca, ku ai poston të gjitha fotot dhe informacionet për çdo takim publik që ka zhvilluar me krerët e instituioneve të ndryshme të vendit. Por në të gjithë takimet që ka postuar , ai me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese nuk është në profilin e tij në Twitter.

Edhe përse u pranua vërtetësia e këtij takimi nga ana e delegacionit europian, ky takim nuk është bërë publik nga ana e ambasadorit. Kjo ngjan paksa e çuditshme pasi ai zakonisht ka postuar të gjithë takiemt zyrtare të bëra, ndërsa ky takim për të cilin është akuzuar, nuk është postuar askund duke lënë të kuptohet se ka qenë një takim i fshehtë dhe në këtë mënyrë nuk arrihet të kuptohet për çfarë mund të kenë diskutuar.

Të gjitha fotot e postuara në profilin Twitter të Lugi Sorecas nga data 15 Qershor, ku bie në sy mungesa e fotove për takimin me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re