Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca ka deklaruar se reforma në Drejtësi është e pandalshme dhe sipas tij është zbatuar në përputhshmëri me Kushtetutën shqiptare.

 

Ndër të tjera në fjalën e tij në konferencën me temë “Monitorimi i Integriteti Gjyqësor”, është shprehur se BE është partneri kryesorë dhe do të mbështesë zhvillimin e sistemit të drejtësisë.

 

“Reforma në drejtësi i ka dhënë një shtysë të re pjesëmarrjes së shoqërisë civile që jo vetëm monitoron sistemin, po janë aktorë të vetë sistemit. Ibrahimi dhe Llagami janë shembulli kryesorë, psai janë në krye të dy këshillave. Kjo reforma ka bërë një ndryshim të madh për sistemin e drejtësisë. Mesazhi im kyc sot është që t’u inkurajoj që të jeni pjesë aktive e sistemit të drejtësisë, është i juaji dhe përgjegjësia juaj për ta përforcuar. Reforma e drejtësisë është zbatuar në përputhshmëri të plotë me kushtetutën dhe me legjislacionin vendas. Reforma po ecën përpara dhe është e pakthyeshme dhe është e një rëndësie skajshmërisht të madhe që të gjitha institucionet shqiptare ta mbështesin atë. Dje në rastin e përvjetorit të vdekjes së Falcone-s citova një mesazh të të tij ‘një botë më e mirë nuk është thjeshtë ëndërr, por përgjegjësia e të gjithë neve’. BE-ja është partneri juaj kryesor dhe si BE bëjmë të pamundurën që të keni të gjitha burimet e mjaftueshme financiare. Ne do të vijojmë që të japin mbështetjen tonë si partneritet në sistemin e drejtësisë. Kjo do të jetë një fushë kyce për mbështetjen tonë duke  menduar krerët 23 dhe 24 për integrimin. Shoqëria Civile është pjesë kyce e imunitetit të trupës gjyqësore. Sistemi do të duhet që të mbrohet, kjo punë na përket të gjithëve ne.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re