Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka theksuar se nuk ka kthim pas për reformën në drejtësi.

 

Një konferencën “Gjithçka për Drejtësinë”, ambasadori nënvizio se reforman nuk po realizohen se I kërkon BE por se I kërkojnë qytetarët. Duke nënvizuar se ka ende punë për të bërë, ambasadori tha se qytetarët shqiptarë mesi presin krijimin e SPAK dhe reuzltatet e e reformës në drejtësi.

 

“BE është krenare për mbështetjen e reformës në drejtësi, shumë pak vende e kanë realizuar. Mungesa e besimit te drejtësia nuk është thjesht perceptim. Qytetarët shqiptarë kanë besim te reforma në drejtësi. Nuk ka kthim pas, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar jashtë sistemit. Qytetarët shqiptarë mezi presin krijimin e SPAK dhe rezultatet e reformës në drejtësi.”

 

Më tej ambasadori u shpreh besimplotë se çelja e negociatave do të ndryshojë gjithçka për Shqipërinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re