Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, dhe ambasadorët e vendeve të tjera të Bashkimit Evropian, kanë zhvilluar sot një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Lajmin e bën të ditur vetë ambasadori Soreca, i cili thekson se kanë zhvilluar me Bashën një diskutim të gjatë, ku në fokus ka qenë situata aktuale politike pas zgjedhjeve të 25 prillit, integrimi i Shqipërisë në BE, si dhe Reforma në Drejtësi.

“Diskutim i gjatë sot mes ambasadorit të BE në Tiranë dhe kreut të PD, Lulzim Basha. Në funksion të legjislaturës së re, ku opozita do të luajë një rol vendimtar, ne shkëmbyem mendimet mbi situatën aktuale politike pas zgjedhjeve, integrimin në BE, median dhe Reformën në Drejtësi”, shkruan ambasadori Soreca.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re