Zhvillimet e fundit vunë në levizje edhe diplomatet e huaj. Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca zhvilloi pasditen e kësaj të hëne një takim në kryeministri.
Në takimin që ka zgjatur për mbi 60 minuta, Soreca ishte i shoqëruar edhe nga Michella Matuella, shefe e njësisë për Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.
Ndërsa i pranishëm në takim ishte edhe ministri në detyrë për Evropën dhe punët e jashtme Gent Cakaj.
Ende nuk dihet se çfarë është diskutuar mes Ramës dhe Sorecës, por ky takim vjen pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi kërkesën e Partisë se Unitetit Kombëtar, për t’u ç’regjistruar, si pasojë e dekretit të presidentit.
Tashmë edhe ligjërisht, dekreti i Ilir Metës nuk njihet si i vlefshëm, kështu që zgjedhjet do të mbahen me 30 qershor.
