Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka uruar menjëherë dy ministrat Xhaçka e Peleshi në postet e reja që ata marrin nga sot pasi Parlamenti miratoi dekretet e Presidentit për emërime.
Soreca thotë se pret tashmë nga Olta Xhaçka si Ministre e Jashtme dhe Niko Peleshi si Ministër i Mbrojtjes që të vijohet puna e përbashkët për të ndihmuar Shqipërinë që të ecë më shpejt në rrugën për anëtarësim në BE.
Ai nuk harron një falënderim për ish-ministrin e jashtëm në detyrë Gent Cakajn për bashkëpunimin.
STATUSI NGA LUIGI SORECA
Urime Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi për emërimin e tyre si Ministra për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të Mbrojtjes. Presim të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ndihmuar Shqipërinë të ecë shpejt në rrugën e saj të BE-së të pranimit. Faleminderit Gent Cakaj për bashkëpunimin e shkëlyqer midis BE dhe Shqipërisë.
Congratulations to @xhacka_olta & @nikopeleshi for their appointment as Ministers for Europe & Foreign Affairs & of Defence. Looking forward to continuing working together to help #Albaniamoving fast on its #EUaccession path. Thank you @CakajGent for great cooperation. pic.twitter.com/X7N6HXZIqN
— Luigi Soreca (@LSorecaEU) January 4, 2021



