Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me kreun e ILD-së, Artur Metani.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Soreca tregoi detaje nga takimi me Metanin, ndërsa theksoi se BE do të vijojë asistencën teknike me ILD-në.

“I lumtur që u takuam përsëri me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metanin në ambientet e tij të reja. E përgëzova për vitin e parë të punës, përfshirë edhe komunikimin e mirë me publikun.

Bashkimi Europian do të vazhdojë të sigurojë asistencë teknike për ILD-në për të rritur më tej efikasitetin e saj,” shkruan në mesazhin e tij Soreca.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re