Kriza në Ukrainë mund të shënojë fillimin e luftës së tretë botërore. Ky paralajmërim vjen nga miliarderi George Soros, i cili gjatë fjalimit e tij në forumin ekonomik në Davos nënvizoi se bota duhet të “mposhtë” presidentin rus, Vladimir Putin për të ruajtur qytetërimin.

 

GEORGE SOROS

“Pushtimi i Ukrainës mund të jetë fillimi i Luftës së Tretë Botërore dhe qytetërimi ynë mund të mos i mbijetojë asaj. Mënyra më e mirë dhe ndoshta e vetmja për të ruajtur qytetërimin tonë është të mposhtim Putinin sa më shpejt të jetë e mundur. Sa më i dobët paraqitet Putini, aq më i paparashikueshëm bëhet.”

 

Sipas Soros, aktualisht Kina dhe Rusia mbeten kërcënimi më i madh i shoqërisë.

 

GEORGE SOROS

“Regjimet autoritare janë tani në rritje dhe shoqëritë e hapura janë nën kërcënim. Sot Kina dhe Rusia paraqesin kërcënimin më të madh për shoqërinë e hapur. Teknologjia dixhitale, veçanërisht inteligjenca artificiale, e ka ndihmuar Kinën të mbledhë të dhëna personale për mbikëqyrjen dhe kontrollin e qytetarëve të saj në mënyrë më agresive se kurrë më parë.”

 

Soros po ashtu përgëzoi Ukrainën për rezistencën që ka treguar gjatë luftës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re