Biznesmeni me origjinë hungareze, George Soros, ka dhuruar 18 miliardë dollarë nga pasuria e tij në vlerë 24,6 miliardë dollarë, për fondacionin e themeluar nga vetë ai, Shoqëria e Hapur (Open Society Foundations).
Bëhet e ditur se Soros i ka transferuar 18 miliardë dollarë fondacionit, për të cilin pohohet se shërben si mjet për financimin e problemeve të brendshme dhe ndryshimeve të qeverive veçanërisht në Evropën Lindore.
Sipas një lajmi nga “CNNMoney”, donacioni i Sorosit është konfirmua përmesë një deklarate nga fondacioni, shkruajn mediet turke. Në deklaratë, e cila është bërë nëpërmjet postës elektronike nga një zyrtar anonim i fondacionit, bëhet e ditur se donacioni “është vazhdim i transferimit të pasurisë i cila ka zgjatur për disa vite”.
Zyrtari në fjalë po ashtu ka theksuar se Soros “ka planifikuar që pjesën më të madhe të pasurisë së tij t’ia lë Fondacionit Shoqëria e Hapur”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re