Ndërsa sot shënohet 11 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, nuk mund të mungonte dhe urimi nga ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim.

Përmes një mesazhi në faqen zyrtare të ambasadës, diplomatja thekson se Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleate me Shqipërinë. Mes të tjerash ajo kujtoi dhe faktin se shumë shpejt NATO do të ketë dhe një pikë të saj në Kuçovë.

| “Prej 11 vjetësh, që kur Shqipëria u bë aleate në NATO, forcat e Shteteve të Bashkuara dhe ato shqiptare kanë derdhur gjak, djersë dhe lot së bashku në Afganistan, Irak, Bosnjë-Herzegovinë, Kosovë dhe Letoni. Së shpejti, NATO do të ketë një ndërtesë në Kuçovë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleate me Shqipërinë”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re