Ish-kreu i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu ka postuar një shkrim në rrjetet sociale, ku kujton faktin se tashmë janë bërë tre vite që ai ka lënë Shqipërinë.

Me vargje që rimojnë mes tyre, Spahiu shkruan se ka miq dhe armiq të cilët nuk i ka harruar ende, ndërsa shton se edhe pse ka 30 vite në demokraci, Shqipëria ende nuk ka bërë hapa për të ndryshuar.

“Sot, 3 vjet që jam largu, Miq dhe armiq s’i kam harru, Dhe sikur 30 vjet me kalu, Prap Shqipëria s’ka për t’ndryshu!”, shkruan Spahiu, që tashmë prej tre vitesh ndodhet në Gjermani. Ai u largua pas zhgënjimit që mori para zgjedhjeve të 2017-tës nga Lulzim Basha, me të cilin kishte pasur marrëveshje më parë, por që nuk u konkluduan në ato finale. Spahiu ka qenë një nga mbështetësit e Republikës së Re, që premtonte Basha, dhe protestave në çadrën e famshme përpara kryeministrisë.

Që prej asaj kohe, Spahiu vazhdimisht nxjerr të palarat e klasës politike shqiptare, për të cilën thotë se po çojnë gjithnjë dhe më keq shqiptarët, ndërsa vetë ai duket i shkëputur çdo ditë dhe më shumë nga politika aktive.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re