Sot më 17 janar shënohet përvjetori i 556 i vdekjes së Heroit Kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social facebook, duku u shprehur se Skenderbeu  ishte ideator i bashkimi kombëtar, udhëheqës i Aleancës Evropiane dhe mbrojtës i qytetërimi perëndimor.

Postimi i plotë:

Gjithmonë krenarë e të përunjur para veprës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, ideator i bashkimit kombëtar, udhëheqës i Aleancës Evropiane, mbrojtës i qytetërimit perëndimor.

Gjergj Kastrioti lindi më 6 maj 1405 dhe ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re