Sot është afati i fundit për realizimin e reformës zgjedhore. Kushti i vendosur nga ndërkombëtarët nuk ka bindur mazhorancës dhe opozitën, pasi palët ndahen në disa ccështje që i mbajnë larg konsensusit.

Këshilli Politik diskutoi pasditen e djeshme për 4 orë me radhë çështjet e mbetura pezull. Opozita nuk mori konsensusin e mazhorancës për të futur identifikimin biometrik të zgjedhësve në të gjitha qendrat e votimit. Dakordësi nuk kanë gjetur as për administrimin zgjedhor. Për identifikimin e zgjedhësve, PS propozon aplikimin pilot, duke e zbatuar atë deri në 20% të qendrave të votimit, ndërsa jep si opsion dhe hapjen e kutive.

Deri më tani PD-PS kanë rënë dakord për çështjen e rifinancimit të partive, kuotave gjinore, dhe periudhës se kur do të zhvillohen zgjedhjet.

Këshilli Politik pritet të mblidhet  orën 17:00, ndërsa pritet që sërish ndërkombëtarët të ndërhyjnë për të marrë bindur palët gjetjen një konsensusi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re