Kryebashkiaku i Tiranë, Erion Veliaj, ka reaguar nga qelia pasi ditën e sotme ka mbushur 100 ditë që nga 10 shkurti i këtij vit, kur u mor nën hetim për korrupsion e pastrim parash.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se po pengohet nga ushtrimi i detyrave të tij si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, i zgjedhur me votë masive 3 herë.

“Vazhdimi i këtij paraburgimi nuk përbën vetëm një sulm ndaj meje dhe familjes sime, por është edhe një ndërhyrje e panevojshme dhe joproporcionale në përmbushjen e detyrave publike”, shkruan ai, ndërsa shon më tej se “pavarësisht burgimit mbetem i papërkulur”.

Veliaj thotë ndër të tjera se do të vazhdoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të siguruar lirimin e tij nga qelia.

Erion Veliaj: Shumë të dashur miq, Sot bëhen 100 ditë nga burgimi im pa asnjë justifikim të arsyeshëm. Ndalimi im i padrejtë dhe arbitrar vazhdon, megjithëse nuk jam akuzuar për asnjë vepër penale.

Si pasojë, po pengohem forcërisht nga ushtrimi i detyrave të mia si Kryetar i zgjedhur, me votë masive 3 herë, i Bashkisë së Tiranës.

Vazhdimi i këtij paraburgimi nuk përbën vetëm një sulm ndaj meje dhe familjes sime, por është edhe një ndërhyrje e panevojshme dhe joproporcionale në përmbushjen e detyrave publike, që më janë besuar nga qytetarët e Tiranës.

Pavarësisht burgimit mbetem i papërkulur. Çdo ditë që kalon, ma forcon edhe më shumë vendosmërinë. Angazhimi im ndaj Tiranës, ndaj jush, ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe të ardhmes së Shqipërisë mbetet i palëkundur.

Do të vazhdoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të siguruar lirimin tim, në mënyrë që të vazhdoj t’i shërbej qytetit tonë të mrekullueshëm si kryebashkiaku juaj.

Me mall dhe dashuri për secilin prej jush!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko