Sot në orën 18.00 opozita do të përshkallëzojë protestën për zgjedhjet. Për rreth një orë ajo do të bllokojë 5 akse kombëtare.
Në Elbasan, qarkullimi në rrethrrotullimin Bradashesh do të paralizohet, ndërsa në Durrës do të bllokohet autostrada Plepa-Kavajë. Edhe autostrada e Milotit për rreth një orë do të bllokohet nga militantët e opozitës. Në të njëjtën orë kalimi në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier dhe atë të Shqiponjës në Tiranë gjithashtu do të paralizohet.
Përmes kësaj forme të mosbindjes civile te përdorur edhe më parë, opozita synon të forcojë mesazhin se aksioni i saj do të përshkallëzohet nëse kushti i saj për qeveri tranzitore dhe zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër nuk plotësohet. Bllokimi i rrugëve do i paraprijë protesta simbolike e të rinjve të FRPD-së e cila rikthehet tek Parlamenti në të njëjtën orë me seancën plenare.
AKSET QË DO BLLOKOHEN
1- Elbasan (Rreth rrotullimit Bradashesh).2- Durrës (Autostrada Plepa – Kavajë).3- Milot (Karburanti në Autostradë).4- Fier (Rreth rrotullimi i Sheqit).5- Tiranë (Rreth rrotullimi Shqiponjës).
SHPËRNDARJA E ISH DEPUTETEVË
Tiranë – Rrethrrotullimi Shqiponja
Aldo BumçiAlbana VokshiHalim KosovaGent StrazimriKlevis BalliuAgron ShehajGrida DumaJorida TabakuGenc PolloDhurata ÇupiValentina DukaAstrit VeliajIsuf ÇelaFatbardha Kadiu
Durrës-Autostrada Plepa-Kavajë
Edi PalokaOerd BylykbashiOrjola PampuriFlorion Mima
Elbasan-Rreth rrotullimit Bradashesh
Edmond SpahoEndri HasaLuçiano BoçiErvin SalianjiHekuran Hoxhalli
Fier- Rreth rrotullimi i Sheqit
Enkelejd AlibeajNada MeçorapajTritan Shehu
Milot-Karburanti në Autostradë
Flamur NokaLorenc LukaBardh SpahiaIzmira UlqinakuRomeo GurakuqiXhemal GjunkshiLindita MetaliajAndon Frrokaj.
