Shqiperia luan sonte në mbrëmje në Pragë një nga sfidat më të rëndësishme të eleminatoreve të kampionatit europian .

 

Kuqezinjte përballën në orën 20 e 45 me Cekinë në transferte, një kundërshtar që kryeson grupun tonë eleminator, me 7 pikë, një më shumë sesa përfaqësuesja jonë.

 

Nisur nga kjo diference e vogel, e duke marrë në considerate se Cekia bashkë me Poloninë janë rivalet më serioze të kuqezinjve për një nga dy vendet që të cojnë në Europian, përvallja sonte në “Fortuna Arena”, bëhet shumë e rëndësishme për objkektivin kualifikim.

 

3 pikët e mundshme  do të ishin maksimumi, një rezultsat që do të na kthente favorit në grupin kualifikues, ndërsa barazimi  na jep mundësi që të qëndrojme në “loje”, edhe pse shumë gjëra do të vareshin nga dueli I të dielës në Tiranë kundër Polonisë, ndonese per vete trajnerin Sylvinjo tani nuk eshte koha per te bere llogari por per te marre me te miren nga kjo ndeshje.

 

Ndaj Cekise është e rëndësishme paraqitja, të ecim përpara në rrugën tonë, të bëjmë një lojë të bukur dhe të marrim pikë sepse ndryshe nuk arrijmë dot tek objektivi ynë. Llogaritë mund të bëhen vetëm në nëntor. Llogaritë nëse duhet të luanim për barazim ose fitore mund t’i shikojmë në nëntor, sot nuk bëhen llogari. Unë jam absolutisht i bindur se 23 lojtarët që kam në skuadër nesër do të zbresin në fushën e lojës për të fituar. Duam të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të marrim pikë. Llogari nuk dua të bëj, ne jemi 100% të përqendruar te kjo ndeshje me Republikën Çeke.

 

Silvynho ka pasur pak ditë në dispocion për të punuar me lojtarët, por ndonëse nuk ka dashur të zbulojë shumë gjëra për formacionin, me shumë mundësi do të vazhdojë ti besojë lojtarëve me të cilët kaloi me sukses dy ndeshjet e qershorit ndaj ishujve Faroe dhe Modalvisë. Pas Berishes, në mbrojtje janë të sigurtë Hysaj, Ismailin dhe Gjimshiti ndërsa Mitaj është I favorizuar ndaj Balliut.

 

Në mesfushë duken të sigurtë lojtarët e serie a, Ramadani, Asllani dhe Nedim Bajrami.

 

Në fazën sulmuese të sigurtë janë Cikalleshim në maje dhë Jasir Asani në krah. Ndërsa ë krahu tjetër Seferi duket më I favorizuar në raport me Uzunin. Ndeshja në Pragë do të gjykohet nga anglezi njohuir antony tejlor. Në stadiumin pritet të jenë një numër I konsiderueshëm tifozesh kuqezi.

 

Në duelin tjetër të grupit gjithashtu në program për tu luajtur mbremjem e sotme është sfida Poloni-Ishujt Faroe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re