Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla kanë uruar sot besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës.

Nikolla u shpreh se sot është një ditë e bukur, dita e fitores së bashkimit mbi ndasitë.

Ndërsa kryebashkiaku Veliaj dha lajmin e mirë, se sot bashkia e Tiranës ka dhënë lejen për Kishën e Shën Prokopit, që ndodhet tek Kodrat e Liqenit.

Nikolla: Gëzuar pashkët, kjo është një ditë e bukur e ringjalljes së shpresës, e ringjalljes së ëndrrave, e fitores së jetës mbi vdekjen, e fitores së dashurisë mbi urrejtjen dhe e fitores se bashkimit mbi ndasitë.

Veliaj: Është një ditë e bashkimit dhe e dashurisë. Sot kishim një lajm të mirë edhe mallëngjyes për hirsinë, bashkia e Tiranë sapo ka dhënë lejen për kishën e Shën Prokopit që gjendet tek kodrat e liqenit. Në kohën e Tiranës së vjetër ajo  njihej si kodra e Shën Prokopit sepse nuk ekzistonte as liqeni dhe as parku që kemi atje. Gjatë kohës së komunizmit u kthye në një bar bufe. U kthye në pronë, por kurrë në pronën e një kishe. Kështu që kisha do të ndërtohet aty sic ka qenë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re