Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh solidarizues në Ditën e Europës.
Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se Shqipëria po bën përpjekje për të nisur sa më shpejt negociatat dhe më pas anëtarësimin e plotë drejt Bashkimit Europian.
Reagimi nga Ilir Meta:
“Sot, në Ditën e Europës, jemi edhe më shumë të vetëdijshëm për rëndësinë e projektit më të madh politik të paqes dhe përbashkimit rreth vlerave që garantojnë bashkëjetesën mes kombeve në kontinentin tonë.
Qëndrojmë përkrah Ukrainës me shpresën e rikthimit sa më parë të paqes në Europë, dhe të bëjmë çdo përpjekje për të nisur procesin e negociatave që do ta shoqërojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në familjen së saj të natyrshme europiane!”
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb