Edhe pak orë na ndajnë nga përfundimi i regjistrimeve për të marrë pjesë në Maratonën e Tiranës 2021 e cila vjen këtë vit me edicionin e saj të 5-të. Regjistrimet mbyllen sot në orën 24:00, ndërsa deri më tani janë regjistruar jo vetëm qytetarë nga Shqipëria, por edhe mjaft të huaj dhe përfaqësues të organizatave dhe të institucioneve ndërkombëtare.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj fton qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj gare e cila është edhe një festë për qytetin.

“Hej! Sot është dita e fundit e regjistrimit për http://Tiranamarathon.com që zhvillohet të dielën! Mos e humb mundësinë të jesh pjesë e grupit më entuziast të qytetit”, shkruan Veliaj.

Për pjesëmarrësit, linku ku mund të regjistrohen për t’u bërë pjesë e maratonës është: https://ticket.easypay.al/marathon/Tirana. Për studentët e pajisur me Kartën e Studentit dhe të moshuarit femra mbi 62 vjeç dhe meshkuj mbi 65 vjeç regjistrimi është krejt falas.

Shtetasit e huaj, të cilët duan të bëhen pjesë e garës në 17 Tetor duhet të regjistrohen në linkun: https://ticket.easypay.al/marathon/Tirana?pm=bb184çe874b7b786.

Gjithashtu, regjistrimi mund të bëhet edhe duke u paraqitur fizikisht pranë pikës së ngritur në sheshin “Skënderbej” ose në Parkun e Liqenit Artificial.

Gara do të mbahet me datë 17 tetor dhe do të ketë 4 kategori: Marathon(42.195) Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10K dhe “We too”, kategori kjo që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive. Nuk do të mungojë as gara “Fun Run”, e cila do të zhvillohet një ditë para garës së madhe me datë 16 tetor 2021 me të rinjtë e shkollave te mesme të Tiranës.Intineraret e rinj të certifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës – IAAF, do të përshkruajnë pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë, por edhe në argëtim. Çmimet për fituesit do të jenë të shumta, duke e kthyer garën në një sfidë!

 

🇦🇱 Hej! Sot eshte dita e fundit e regjistrimit per https://t.co/JYWkIEaQmy qe zhvillohet te dielen! Mos e humb mundesine te jesh pjese e grupit me entuziast te qytetit! 🏃🏻‍♀️🏃🏻‍♂️

🇬🇧 Hey! Today’s the last chance to register for @TiranaMarathon this Sunday. Don’t miss out on the fun! pic.twitter.com/t0HRdxTjEF

— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) October 13, 2021

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re