Sot përkujtohet 3 maji, dita që UNESCO ka vendosur si data e lirisë së mediave.

Këtë vit, raporti mbi këtë ditë shoqërohet me një apel shqetësues i OKB-së për lirinë e shprehjes, duke vënë theksin në radhë të parë tek vrasja e gazetarëve që ndodh shpesh dhe në shumë vende të botes, vendet e krizës e deri ne BE.

UNESCO thekson se në 5 vjet nga 2012-2017 situata është përkeqësuar duke rritur rrezikun, çensurën dhe mungesën e lirisë së mediave.

Për 5 vjet janë vrarë 530 gazetarë në të gjithë botën. Çmimi më i lartë i paguar ka qenë në Amerikën Latine ku kanë gjetur vdekjen 125 gazetarë. 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re