Dita e sotme do të një nga ditët më të ftohta të javës.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon se gjatë ditës së sotme do të ketë kthjellime e vranësira të lehta në të gjithë Shqipërinë por nuk do të ketë reshje.
Temperaturat minimale të ajrit do të shkojnë në vendet malore deri në -7 gradë.
Parashikimi:
RESHJET
(E martë, dt.07) nuk priten reshje.
TEMPERATURAT
(E martë, dt.07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 2 / 9 °C
në vendet e ulëta: -1 / 7 °C
në vendet malore: -7 / 0 °C
ERA
(E martë, dt.07) era pritet të jetë e lehtë deri mesatare.