Presidenti Ilir Meta, i shoqëruar nga vajza e tij Bora Meta ka kryer homazhe i pari pranë arkëmortit të ish-Kreut të Shtetit Bujar Nishani.

 

Më pas Meta ka lënë një shënim në librin e mesazheve. Ceremonia e homazheve vijon në Presidencë deri në orën 12:00 dhe më pas trupi i pajetë i ish-Presidentit do të përcillet në banesat e fundit në Sharrë, ku do të prehet përjetësisht.

 

Në ceremoninë që po mbahet në Presidencë ka zhvilluar homazhe dhe ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli.

 

Qeveria e Shqipërisë vendosi që 2 qershori të jetë ditë zie kombëtare, në nderim të tij. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re