Kreu i qeverisë Edi Rama tha sot se do ta miratojë në Kuvend marrëveshjen e 5 Qershorit me mendje, por jo me zemër. Rama tha se ai do të shtypë butonin për Lulzim Bashën, pasi PS sipas tij nuk ka marrë asgjë nga marrëveshja e 5 Qershorit.

“Unë investohem personalisht për ta ngritur në nivelin më të lartë të përfaqësimit, se këtu bëhet një diskutim se çfarë mori njëri dhe çfarë mori tjetri. Ne nuk kemi marrë asgjë, ne mund ta merrnim bonusin për partinë e parë, në këmbim të dhënies përgjigje të kërkesave tuaja, nëse do të kishim synim që të përjashtonim ata që ishina aty jashtë. Unë sot do ta shyp butonin për Lulzim Bashën jo për veten time, të gjithë deputetët socialistë do shtypin butonin për ata që nuk janë. Ne iu kemi thënë shkruani çfarë të doni ju”, u shpreh Rama.

Ndërkohë që sa i takon koalicioneve, Rama tha se formula që aplikohet në Shqipëri nuk gjendet në asnjë vend të botës, dhe kjo është pyetja që i ka ngritur dhe ekspertëve të tij që merren me Reformën.

“Pyetja që i kam bërë unë Damian Gjiknurit dhe të tjerëve, është ku ekziston kjo formulë koalicionesh që kemi tani, nuk ka, kanë dështuar që të tregojnë një shembull, në google nuk del asgjë, është një prodhim vendas.

E pyesim palën tjetër se ky ekziston kjo formulë, dhe thonë në një libër, ndjekësit votojnë një lokomotivë, që nuk dihet se çfarë ka brenda, nga vagoni i parë kalojnë te i dyti, dhe kemi një parti ne këtu në Shqipëri që marrin 1/4, 1/5 e votave në raport me numrin e themelimit të tyre. Marrin 300 vota, dhe përmes atyre 300 votave marrin para. Ti Kujtim je i falur që të marrësh edhe 30 vota”, tha Rama./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re