Projekt-ligji në Greqi për zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje në detin Jon fillon sot shqyrtimin shkallë-shkallë në parlament për të përfunduar me votimin përfundimtar më 19 janar.

Mediat greke njoftojnë se sot ministri i jashtëm Nikos Dendias në orën 14:00 paraqet para Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare dhe të Punëve të Jashtme projekt-ligjin me 5 nenet.

Mësohet se projekt-ligji do të ndjekë procedurën e rregullt parlamentare dhe do të hyjë menjëherë në fuqi pas miratimit.

Por çfarë përmban projektligji grek?

Projektligji i referohet rajonin detar në zonën veriore të Periferisë së ishujve të Jonit deri në Kepin Tenaro, duke bërë të qartë se zona e mësipërme përfshin rreptësisht brigjet tokësore, ishujt dhe daljet e shkëmbinjtë e territorit grek, siç parashikon e Drejta e Detit, neni 121 (10 dhjetor 1982).

Në paragrafin e dytë të nenit të parë përcaktohet vija e matjes së zonës bregdetare, sipas vijës natyrore siç parashikohet në dekretin presidencial. Neni i tretë referohet në zgjerimin e zonës përkatëse me 12 milje.

Në nenin e katërt theksohet se do të lejohet përkohësisht peshkimi nga anijet e BE në zonën nga 6 milje deri në 12 milje.

Projektligji mbyllet me nenin 5 ku theksohet se ligji do të hyjë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare.

Pas miratimit të këtij projektligji, Greqia dhe Shqipëria do i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare për vendim për shkak se ky projektligj, pavarësisht se Greqisë ia njeh e drejta ndërkombëtare për t’u zgjeruar me 12 milje në det, mund të cënojë Shqipërinë për shkak të pozicionit gjeografik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re