Skip to content

Sot doli kundër djegies së mandateve, Shehaj inkoherent në qëndrime, çfarë deklaronte në 2019-ën

Në konferencën e sotme, ku foli publikisht mbi shpalljen e kanidaturës për kreun e PD-së, Agron Shehaj artikuloi pasjen e një qëndrimi kundër djegies së mandateve në vitin 2019.

Shehaj deklaroi se dy nga faktorët e humbjes së 25 Prillit janë: Djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale.

“Mendoj se është e pamohueshme blerja masive e votave. Por besoj që djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale, janë arsyet përse humbëm zgjedhjet e 25 prillit”,tha Shehaj këtë të hënë.

Por çfarë deklaronte Shehaj për djegien e mandateve në vitin 2019? 

Një hulumtim i thjeshtë në rrjete sociale zbulon se Shehaj ka qenë pro djegies së mandateve.

Statusi:

“Po dorëzojmë mandatet sepse u faktua mega-korrupsioni prej 30 milionë eurosh dhe dolën përgjimet e blerjes së votave. Por askush nuk u arrestua. Rama, Gjiknuri, Dako, Sejdini, Balla, Ahmetaj dhe gjithë kupola e PS-së është e zhytur në korrupsion.

Nxjerrja e tyre para drejtësisë është prova e SPAK-ut. Braçe duhet të shqetësohet për shokët dhe partinë e tij që do të përfundojnë keq. Sa për ne demokratët, tashmë jemi pa imunit”, ka shkruar Shehaj në rrjetin social “Facebook”, për dorëzimin e mandateve.

 

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb