Kjo e martë është një ditë e rëndësishme për republikanët amerikanë. Ish-presidenti Donald Trump pritet të shpalle kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Njoftimi do të bëhet nga rezidenca e tij në Maro-Lago.

 

 

Por gara për kreun e republikanëve nuk do të jetë aspak e lehtë. Humbja në zgjedhjet e mesme ka bërë që Trump të shihet si shkaktari kryesor i këtyre rezultateve.

 

 

Ish-presidenti ka dhe një kalvar të gjatë përballjesh me drejtësinë amerikane. Ai akuzohet për trazirat në Kapitol me 6 janar 2021, për mospagim taksash, por  ka edhe një hetim nga FBI për fshehje të dokumenteve sekrete, pasi u largua si president.

 

 

Trump tashmë ka një rival të ashpër brenda republikanëve dhe ai është Ron De Santis. Senatori i Floridas shihet si profili i duhur për të udhëhequr republikanët drejt presidencialeve të 2024.

 

 

Ai ka mbështetjen e disa prej figurave të rëndësishme në radhë, të cilët i dhanë një mandat të qartë në zgjedhjet e mesme.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re