40 vjeçari Dan Hutra, që vrau ish kunatën dhe të fejuarën e ish kunatit ndërsa plagosi ish gruan dhe nënën e saj në Paskuqan është liruar nga burgu dy javë më parë. Gjykata e Shkallës së Parë e ka liruar Hutrën me 16 Shkurt pasi partnerja e tij është tërhequr nga kallëzimi ndaj tij për dhunë në familje.

LEXO EDHE: Zbardhet dinamika e masakrës në Paskuqan, Dan Hutra sulmoi me armë dhe thikë familjarët e ish-gruas

Në vitin 2007, ai është akuzuar për vrasjen me thikë të bashkëjetueses së tij, Dafina Havalja, me të cilën bashkëjetonte në një banese me qira në një lagje të Tiranës. Në atë kohë Hutra kishte qenë emigrant në Greqi dhe menjëherë pas krimit, Interpoli u vu në lëvizje se ai mund të arratisej nga momenti në moment.

LEXO EDHE: Dikur vrau ish-bashkëjetuesen me thikë, më herët përdhunoi kunatën/ Kush është autori i masakrës në Paskuqan

“Po, unë e kam vrarë gruan time, Dafinën, me thikë. Jemi grindur dhe më pas e kam goditur, por gjithçka e kam bërë pa vetëdije”, deklaroi asokohe Hutra. Vite më herët, ai gjithashtu është akuzuar për përdhunimin e kunatës në vitin 2003, krim për të cilin ka bërë vetëm tre vite burg.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re