Fermerët e zonës së Kutallisë në bashkinë Dimal po përballen me probleme të shumta, që lidhen me farën e prodhimit Ozgan Anardi. Jane rreth 700 hektare sera në të gjithë zonën e Kutallisë që janë prekur nga kjo fare që banorët e quajnë “farë e keqe”, pasi prodhimi që sigurohet prej kësaj fare jo vetëm që është tepër i dobët por kalbet brenda 24-orëve. Kjo ka bërë që i gjithë prodhimi i vjelë nga fermerët të hidhet në kosh, nqs nuk gjen treg brenda ditës për tu shitur.

Gjendja e krijuar po i çon fermerët drejt falimentimit, pasi thuajse 70% e tyre kanë marrë kredi në bankë për të siguruar prodhimin në sera, duke filluar nga blerja e farës, helmet, plehrat kimike e deri tek shërbimet që i duhen prodhimit deri në pjekjen e tij të plotë. Fermerët kërkojnë zgjidhje dhe dëmshperblim nga shteti, pasi ata thonë se e kanë paguar rregullisht çmimin e farës por fara ka dalë e keqe dhe që ua ka shitur këtë farë nuk mban përgjegjësi.

Banorët i kërkojnë shtetit të ndërhyjë,si i vetmi institucion që ka të drejtën dhe detyrimin të kontrrollojë këtë abuzim me shitjen e farave të skaduara, pasi humbjet kanë qënë kolosale për ta.

“Është skandal, farën e kemi blerë me lekë në dorë dhe me të njëjtin çmim si çdo farë tjetër por prodhimi nuk rron më shumë se një ditë. Sot e vjelim nesër kalbet. Ai që ka sjellë farën nuk mban asnjë përgjegjësi,ne po falimentojmë”-shpehen fermerët e zonës së Kutallisë.

Fermerët ankohen edhe për çmimin e naftës, të pesticideve dhe plehrave kimike, duke deklaruar se shteti nuk u ka dhënë asnjëherë asnjë ndihmë financiare,edhe pse çdo ditë flitet për subvensione.

“Fermerët kanë një mal me halle,nafta dhe plehrat kimike janë të gjitha të shtrenjta. Një fermer po ti hedhë më tepër pesticide një bime, i bie ta thajë me duart e tij”-deklarojnë fermerët,të cilët pohojnë se, prodhimi në toka e sera është i vetmi burim të ardhurash për ta, për të uahqyer familjet e tyre.

Zona e Kutallisë është një nga zonat më prodhuese në qarkun e Beratit dhe në të gjithē vendin, ku numërohen rreth 700 ha sera dhe rreth 500 ha tokë bujqësore prodhuese. Kjo zonë prodhon prej më shumë se 30-vitesh domaten e cilësisë së parë, e cila eksportohet në ballkan e më gjerë, ndërkohë që përveç produktit të parë (domates), në zonë prodhohetn e ekspostohen tragulli dhe specka.

(BalkanWeb)

Balkanweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re