Shumë besojnë se e premtja e famshme 13 është një ditë “e keqe”.

Për shumë, ajo përfaqëson një ditë kur ata preferojnë të qëndrojnë në shtrat ose të paktën të qëndrojnë në shtëpi dhe të shtyjnë udhëtimet dhe sipërmarrjet për një ditë të mëvonshme.

USA Today hetoi faktet e çuditshme që lidhen me këtë datë.

  1. Besohet se Jezusi është kryqëzuar ditën e premte, prandaj për shekuj me radhë kjo ditë konsiderohej se sillte fat të keq. Në mesjetë, dasmat nuk bëheshin kurrë të premten, shpjegoi historiani Michael Bailey për USA Today. Besohet gjithashtu se në Darkën e Fundit ishin 13 persona dhe i ftuari i trembëdhjetë ishte pikërisht Juda që më vonë tradhtoi Jezusin.
  2. E premtja e 13-të u përmend për herë të parë në shekullin e 19-të. Dita e supozuar fatale u popullarizua në shekullin e 20-të. Megjithatë, nuk dihet saktësisht se kur njerëzit filluan të lidhin numrin 13 me ditën e pestë të javës.
  3. Fobia e së Premtes datë 13 ka edhe një emër zyrtar: Triskaidekaphobia është frika nga numri 13, dhe paraskevidekatriaphobia është frika nga e Premtja e datës 13.
  4. Numerologët e përbuzin numrin 13. Numri 12 në numerologji është numri i plotësisë. Një vit ka 12 muaj, dita dhe nata kanë nga 12 orë secila, Jezusi kishte 12 apostuj, ka 12 shenja të zodiakut. Prandaj numri 13 konsiderohet i paplotë dhe i parregullt. Thjesht, keq.
  5. Besëtytni në tavolinë. Përveç frikës së të premtes së datës 13, shumë kanë frikë të ulen në një tryezë rreth së cilës tashmë janë 12 persona. Sipas legjendës, mysafiri i 13-të në tryezë do të jetë i pari që do të vdesë.
  6. E premtja 13 katastrofike për biznesin. Në SHBA, midis 17 dhe 21 milionë njerëz festojnë të Premten më 13. Çdo të premte të datës 13, në botën e biznesit shënohet një humbje prej rreth 900 milionë dollarësh, sipas vlerësimit të Qendrës për Kontrollin e Stresit dhe Fobisë në Karolinën e Veriut (SHBA). Domethënë, shumë sipërmarrës kanë frikë të fluturojnë atë ditë dhe të kontraktojnë punë, dhe kjo është arsyeja kryesore e humbjeve.

Në fund, e gjitha kjo është një bestytni, e ngjashme me të “martën ditë tersi”, e cila nuk është hiç e tillë. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re