Gazment Bardhi, sekretar i përgjithshëm i PD
Jam sot para jush për të shprehr shqetësimin e thellë me demokratët dhe shqiptarët. Ju sot jeni bëerë dëshmitarë pa dëshirë në një process që po vijohet duke tallur cdo anëtar të PD. Dua të përsëris apelin tim drejtuar kujtdo që mendon se duhet të mblidhet kuvendi I PD dhe që pretendon se ka arritur të sigurojë kuorumin e nevojshëm për ta thirrur, të ndjekë procedurat.
Sot më së shumti është fyer dhe tallur cdo person që ka besuar tek lëvizja e Berishës. Edhe sikur të jetë arritur të sigurohet 1/8 e firmave të delegatëve, vullneti I tyre nuk duhet mbyllur në kasafortë. Edhe nëse 1/10 e delegatëeve të kuvendit kanë nënshkruar, atëherë zëri i tyre duhet të dëgjohet. Prandaj dua të përëris thirrjen time, nxirrni firmat nga kasaforta, mos bëni shoë me gazetarët të cilët nuk mund të verifikojnë nëse ata që kanë firmosur janë anëtarë të PD apo delegatë, apo janë apo jo gjallë. Dorëzoni kërkesën në protokollin e PD, respektoni institucionet e PD dhe i lini demokratët të shprehin vullnetin e tyre të lirë.
Kjo parti është krenari e demokratëve, ne nuk veprojmë në ilegalitet. Është krenari e Shqipërisë PD-ja dhe nuk mund të tallet askush me të. Rregullat janë të qarta, të dërgohet kërkesa, të mblidhen institucionet dhe të dëgjohet edhe zëri qoftë pakica e pakicës. Dje ju kam dërguar edhe qëndrimin e zërit përfaqësues të kësaj lëvizje I cili kishte thënë atë që thashë unë dje. Ju duhet ta pyesni pse pas një jave ndryshoi mendim?
…
/faxweb
