Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, gjatë fjalës në Samitin e Komunitetit Politik Europian, u shpreh se janë të gatshëm të dërgojnë në tryezë presidentin rus, Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Sot Europa është zgjuar, i ka sytë hapur”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, duke shtuar se “duam paqe”.

Gjithashtu theksoi se po përgatisin grupin tjetër të sanksioneve ndaj Rusisë.

Von der Leyen: Nryshimet që po kalojmë janë historike nuk ka dyshim. Është kthyer gjeoplolitika, ajo që përceptuam si rend botëror po kthehet në çrregullim botëtor i nxitur nga Putin.

Sot Europa është zgjuar, i ka sytë hapur. E dimë që duhet të ecim përpara, të mbyllim hendekun e inovacionit, duhet të zgjerojmë e thellojmë rrjetin e partneritetit në mbarë botën. Nga pandemia e lufta e Ukrainës na ka sfiduar, por Europa ka dalë prej tyre më e madhe dhe më e fortë.

Europa është bashkuar më shumë dhe ka qëndruar e bashkuar në mbështetjen e saj për Ukrainën. Vetëm fakti që jemi të ulur së bashku me ju Volodymir është provë e bashkimit tonë të palëkundur, të çeliktë. Gjatë rrugës shumica e anëtarëve të KPE kanë mbështetur sanksionet ndaj Rusisë.

Jemi të gatshëm të sjellim Putinin në tryezë, kjo luftë duhet të përfundojë. Volodymir ka përshkruar të gjithë atë ortek të ditëve të fundit, ne duam paqe. Por punojmë për grupin tjetër të sanksioneve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko