Pedagogia Arsejda Gjyli foli sot në Log, News 24 lidhur me pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në këtë fushatë elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Duke bërë një analizë Gjyli theksoi se gratë nuk shihen në politikë si politikane, por si menaxhere.

Ndryshe nga vitet e mëparshme kur gratë ishin të ndara në politikë, majtas dhe djathtas, tashmë gratë janë për partitë thjesht si profesioniste.

Pedagogia thekson se gratë duhet të jenë më tepër politikane.

Arsejda Gjyli: Vetëm, 35% të grave i kemi me përfaqësi në parlament. Mendoj në këtë kuadër janë përmirësuar përfaqësia e egrave. 50% e tyre ne këshilla bashkiakë është pozitive. Ajo që shikoj si problematikë, është fakti që gratë i kemi si profesioniste, jo si politikane. Në politikën e 90, kemi gra të majta dhe gra të djathta. Sapo i dëgjon të japin diskrecionin majtë dhe djathtë. Sot figura e gruas shihet si menaxhere të mira, jo si gra profesioniste politike. Kam një formim politik në formimin studimor. Gratë që përfshihen në politikë duhet të kenë dimension politikani. Jo thjesht gratë të kenë aspekt menaxherial. Edhe politika e do gruan si politikane, si zë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko