Skip to content

Sot filloi punimet Samiti i Ballkanit

Sot filloi punimet Samiti i Ballkanit Perëndimor 2019 në Poznań, Poloni. Ky është takimi i gjashtë i radhës vjetor, në kuadër të nismës së Procesit të Berlinit për integrimin evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Përfaqësues të Shoqatave të bashkive dhe rajoneve nga e gjithë Europa jemi mbledhur në këtë forum me temë “Investing in Western Balkans – Investing in Europe”, që do të ketë në fokus ekonominë, lidhjen e territoreve, shoqërinë civile me synim të rinjtë dhe kulturën, si dhe sigurinë.

Në këtë takim marrin pjesë përfaqësues të qeverive, ministrive të jashtme e të ekonomisë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, si dhe dy shtete anëtare të BE-së nga rajoni – Kroacia dhe Sllovenia .

Përveç kësaj, vendet e tjera anëtare të BE-së, duke përfshirë Austrinë, Francën, Gjermaninë dhe Italinë, si dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Institucioneve Financiare Ndërkombëtare, pritet të marrin pjesë në këtë takim.