Ramazani për ne e shumë shtete të tjera ka filluar sot, por jo në të gjitha vendet fillon njësojë, duke marr parasysh vëzhgimet pamore të Hënës së re.

Dita e parë e Ramazanit është më 11 mars, ku koha e syfyrit për vendin tonë përkon në orën 04:23, ndërsa iftari në orën 17:49.

Çdo besimtar myslimanë në këtë muaj të shenjtë Ramazani do të agjërojë nga agimi deri në muzg, si sakrificë ndaj Zotit.

Ramazani është muaji i shenjtë për myslimanët, gjatë të cilit agjërohet nga agimi deri në muzg.

Ai përfaqëson muajin e nëntë të kalendarit hënor islamik dhe kohëzgjatja e tij varion nga 29 në 30 ditë, në varësi të pamjes së gjysmëhënës.

Ramazani fillon çdo vit 10 deri në 12 ditë më herët. Kjo për shkak se kalendari islamik bazohet në kalendarin hënor Hixhri me muaj 29 ose 30 ditë të gjata ndryshe nga kalendari Gregorian i bazuar në ciklet diellore. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re