Luan Baçi, deputet i PD në qarkun e Fierit tha se në ditën e sotme do të niste punë Komisioni për Rithemelimin e PD edhe nëse Basha nuk pranonte të dilte nga zyra atëherë le të qëndronte aty si një deputet i thjeshtë por jo si kryetar.

Lidhur me numrin e protestuesve, Baçi nuk dha numra por siguroi se do të kishte një masivitet të demokratëve që ishin nisur për në Tiranë që pasditen e ditës së djeshme.

Baçi: Lulzim Basha, nuk e pengon protestën tonë ose fillimin e punës të Komisionit të Rithemelimit., Basha nuk është kryetar por deputet i PD, sot ose të bashkohet me ne ose të ikë nga zyra. Nëse nuk del nga zyra le të rrijë në zyrë bashkë me ne nuk ka problem fare. Të jetë deputet i thjeshtë aty.

Ju garantoj se do shihni një masivitet të paparë sot në protestën e demokratëve para selisë së PD.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re