Kroacia dhe Maroku do të luajnë sot “finale e vogël” ngushelluese për  vendin e 3 dhe të 4 në kupën e botës.

 

Dy skuadra të cilat e nisën në të njëjtin grup ku u ndanë në barazim në duelin e tyre dhe pastaj bënë një rrugëtim fantastik , përtej parashikimeve paraprake të eksperteve të futbollit.

 

Ballkanasit, finalist në fuqi,  kulmin e arritën në cerekfinale teksa ia dolën të eleminojnë Brazilin, pretendentin e madh të turneut, mirëpo shtrydhja e madhe kundër Japonise dhe Selesaos të cilët I fituan të dyja me penallti, I dha efektet përballë Argjentines ku skuadra iu dorëzua totalisht supremacise se Leo Messit.

 

Sot gjithsesi kroatet, duan ta mbyllin me nder, dhe I besojnë eksperiencës së veteranit dhe kapitenit Luka Modric, për të cilin është Boterori I fundit, apo edhe yje të tjerë si Brozovic, Perisic e Kovacic, për tia dalë mbanë. Përballë Marokut gjithsesi nukj parashikohet të jetë kurrsesi e lehte.

 

“Hirushja” e këtij botërori, sikurse janë konsoderuar afrikano-verioret,  është një ekip pas të cileve u dashuruan të gjithë, jo vetëm sepse kaluan lehte grupin, por më pas hoqën dy skuadra favorite si Spanja dhe Portugalia.

 

Ata vërtet u dorëzuan në rezultat kundër Frances në gjysmëfinale, ama dolen me kokën lartë sepse bënë një super paraqitje. Vendi I trete do të ishte “qershia mbi torte” edhe pse tanimë Maroku historine e ka bërë, duke qënë ekipi I vetëm afrikan që ka arritur në gjysëmfinalet e kupës së botës në histori.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re