Ditën e sotme, 6 shkurt, në orën 10:00 do të firmoset në Romë marrëveshja për pensionet mes ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe homologut të tij Italian, Antonio Tajani.

Kreu i qeveri përshëndeti më herët marrëveshjen dhe tha se janë 500 mijë shqiptarë që përfitojnë.

Lexo edhe :Related Posts

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj, e ftuar në “7pa5”, në ekranin e Vizion Plus të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova tha se nga marrëveshja nuk përfitojnë vetëm shtetasit shqiptarë që punojnë në Itali por edhe ata italianë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri.

Nunaj: Të nëshkruash një marrëveshje të tillë është dhe një peshë shumë e madhe buxhetore. Ky person do përfitojë një pension në varësi të kontributeve që ka derdhur në shtetin Italian. Pensioni është njëra pjesë, por marrëveshja ka të parashikuar edhe dy elementë të tjerë, që lidhen me pagën e papunësisë dhe me pjesën e raporteve. Pra është tërësia e përfitimit të gjithë këtyre elementeve esenciale.

Eksperta tha se numri i shqiptarëve që punojnë dhe jetojnë në Itali është shumë herë më i madh në krahasim me shtetasit e vendeve të tjera të rajonit, dhe kjo ka qenë një nga arsyet pse firmosja e marrëveshjes me Shqipërinë është vonuar. Kjo pasi, përveç Kosovës, Italia tashmë ka firmosur marrëveshje me të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Nunaj: Një nga problemet kryesore që kanë këto marrëveshje janë kostot financiare. Italia ka qenë shumë më afër dhe shumë më pranë për ndërmarrjen e hapave për të realizuar këtë marrëveshje. Italia ka nënshkruar marrëveshje me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor përveç Kosovës, por numri i qytetarëve të këtyre vendeve që jetojnë në Itali është shumë i vogël në krahasim me numrin e shqiptarëve.

Për sa i përket shqiptarëve, të cilët nuk kanë plotësuar numrin e viteve të kontributeve në Shqipëri dhe kanë emigruar drejt Italisë, ekspertja i këshillon që të plotësojnë numrin e viteve duke derdhur kontribute në mënyrë vullnetare. Kështu ata mund të përfitojnë dy pensione, një në Shqipëri dhe një në Itali.

Nunaj: Për individët që kanë kaluar 11 vite kontribute në Shqipëri, ta plotësojnë përmes derdhjes vullnetare këtë pjesën e kontributeve në mënyrë që të përfitojnë një pension minimal. Vërtet mund të duket pak, por ata nuk vijnë për ta tërhequr një herë në muaj. Ata i mbledhin dhe në fund bëhet një vlerë e konsiderueshme./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re