Imami Tauland Bica ka folur ditën e sotme në studion e Panorama TV për festën e Fitër Bajramit dhe muajin e Ramazanit.
Bica u shpreh se Ramazani bashkon të gjithë besimtarët në tryezën e iftarit pas një sakrifice prej gati 15 orësh.
“Ramazani ka edhe pjesën e solidarizimit. Tryeza e iftarit i bashkon të gjitha shtresat e shoqërisë. Është një sfidë e tërë përgjatë 15 orësh. Ka dy gëzime për një agjërues. Gëzimi i parë është kur çel iftarin dhe gëzimi i dytë është kur del para Zotit pas sakrificës për një muajin”, u shpreh ai.
Bica shtoi se sot xhamitë dhe sheshet e qyteteve ishin të tejmbushuara, por nuk ndodh e njëjta gjë edhe në fshatra pasi shumica e të rinjve janë larguar jashtë vendit.
“Sheshet dhe xhamia e qyteteve kryesore ishin të tejmbushura. Kjo ndodh në qytete dhe jo në zonat e fshatrave të cilat janë të shpopulluara. Të rinjtë që kanë emigruar nga Shqipëria ishin goxha të organizuar në diasporë dhe shëtitën disa xhami që ishin të tejmbushura me shqiptarë. Njerëzit në këtë periudhë kohore, sidomos të rinjtë janë më shumë të afruar me ritet fetare”, deklaroi Bica.
